Gratë shtatzëna
Deri në javën e 29-të të shtatzënisë, gratë shtatzena që kanë rrjedhë normale të shtatzënisë, mund të udhëtojnë pa vërtetim gjinekologjik.
Leja e posaçme për fluturim pas javës 29-të shtatzënisë mund të merret vetëm nga mjeku amë ose nga shërbimi i ngjajshëm mjekësor.
E njëjta gjë vlen në rast shtatzënie të komplikuar, si p.sh. në rast se nëna është shtatzënë me binjakë apo me më shumë fëmijë.
Medikamentet
Me Medikamente nëpër doganë:
Nëse bartni në bagazhin e dorës medikamente dhe injeksione (injeksione insuline), është e këshillueshme të posedoni një vërtetim nga mjeku,
i cili vërteton që bëhet fjalë për material mjekësor që ju nevojitet personalisht.
Medikamentet në bagazhin e dorës:
Paketimi i medikamenteve do të duhej t’i përballonte goditjet dhe, sipas mundësisë, sasia e medikamenteve të shpërndahet nëpër disa bagazhe dore.
Është e këshillueshme që të bartni në bagazhin e dorës një herë e gjysmë deri në dy herë më shumë medikamente sesa nevoja ditore për to.
Sepse në raste të jashtëzakonshme, fluturimeve nganjëherë u ndërrohet drejtimi ose nisja juaj shtyhet për një kohë më të gjatë - edhe nëse ju keni kohë që jeni ulur në aeroplan.