Para Udhëtimit

 
Regjistrim
U rekomandohet pasagjerëve që, për fluturime me Flamurtari Travel mundësisht të paraqiten për përgatitje për fluturim 2 orë përpara fluturimit të planifikuar,
sepse sportelet mbyllen 40 minuta përpara nisjes.
 
Dokumentat e udhëtimit
Pasagjeri është personalisht përgjegjës që të ketë me vete dokumente të vlefshme identifikimi, si dhe të informohet për rregullat e shtetit në të cilin udhëton.
Gjobat, dënimet me të holla, pagesat ose harxhimet e çdo lloji si pasojë e mospërfilljes së këtyre rregullave, duhet të barten nga vetë pasagjeri.
Për të siguruar respektimin e rregullave, Flamurtari Travel rekomandon që për të gjitha fluturimet të bartet me vete pasaporta e vlefshme (dhe, nëse është e nevojshme, edhe viza e vlefshme).

Foshnjat dhe shoqërimi
Në qoftë se fëmijët udhëtojnë të pashoqëruar, atëherë vlejnë rregullat ndërkombëtare për të ashtuquajturit „Unaccompanied Minors" (UM),
në mënyrë që edhe pasagjerët e vegjël të mbërrijnë të sigurt në cakun e tyre.
Për një udhëtim të tillë special, përgatituni me kujdes së bashku me fëmijën ose fëmijët tuaj.
Udhëzim: për fëmijë të pashoqëruar nuk është e mundur të bëhet rezervimi online.
 
Këto janë rregullat për fëmijët e pashoqëruar nga prindërit:
  • Fëmijë nga mosha 5 dhe 11 vjeçare mund të udhëtojnë me shoqërues mbi moshen 18 vjeçare
  • Fëmijë nga mosha 5 dhe 11 vjecare me përcjellës të aeroportit për të cilin pagohet 70.- chf për destinacion.
  • Fëmijë mes moshës 3 dhe 5 vjeçare me person shoqërues mbi moshen 18 vjeçare

Sipas dëshirës së prindërve përcjellja nga aeroporti mund të bëhet edhe për fëmijët mes moshës 12 dhe 18 vjeçare.

 

Pasagjerët me aftësi të kufizuara
Në aeroport ose në bord - Flamurtari Travel i mbështet njerëzit me aftësi të kufizuara me shumë shërbime dhe shërbime ndihmëse varësisht nga situata.
Në aeroportin e Zürich-ut për pasagjerët me aftësi të kufizuara kujdeset personeli i shkolluar posaçërisht për këtë punë.
Në shumicën e aeroporteve ju ofrojmë karroca invalidësh dhe mjete transporti me personel shoqërues, për nisje dhe mbërritje.
Në aeroplanët tanë mund të hiqen mbështetëset për duar.
Ju rekomandojmë pasagjerëve me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për përcjellje speciale të lajmërohen në sportelin Check-in 2 orë para fluturimit.
 
 
Kafshë në udhëtim
Gjatë fluturimit tuaj, kafsha juaj udhëton bashkë me ju.
Udhëton në rehati në kabine bashkë me ju ose në dhomën e bagazheve.
Ju rekomandojmë që të bëni rezervimin për udhëtimin e kafshës tuaj të pakten 4 dite para fluturimit, poashtu kujdesuni për dokumentet e udhëtimit.
 
Kafshë në kabinë
Në kabinë mund të udhëtojnë vetëm qentë dhe macet që peshojnë deri ne 8kg (në peshë hyn edhe pesha e çantës transportuese).
Rregullat e transportit, ju e transportoni qenin ose macen tuaj ne nje çantë të butë , të pastër dhe të pathyeshme.
Madhësia e çantës duhet ti ketë këto përmasa 55x40x23 cm.
 
Kafshët që udhëtojnë në dhomën e bagazhit
Qente, Macet, Lepujt etj, që kalojnë peshën 8kg, duhet të udhëtojnë në dhomën e bagazheve.
Madhësia, përmasat e çantës të transportit për keto kafshë nvaret nga pesha e tyre.
 
Per informata me te hollesishme kontaktoni Flamurtari Travel.


Mediat sociale:


 Flamurtari Travel
Lidhjet tona:

Shërbimet tona:

© 2024 - All Rights Reserved | Ballina | Kushtet | Kontakt Info | Datenschutz |         Airline Reservation System I-Booking made by WEBKOS